Terms & Conditions
Përdorimi i faqes
Duke përdorur website-in e E rè studio, ju pranoni që e bëni këtë me përgjegjësinë tuaj personale. Informacioni i publikuar në këtë faqe ofrohet vetëm për qëllime informuese. Ne bëjmë përpjekje që përmbajtja të jetë e saktë dhe e përditësuar, por nuk garantojmë saktësinë, plotësinë apo përditësimin e vazhdueshëm të saj.
Përgjegjësia
E rè studio nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm, humbje apo problem që mund të lindë nga përdorimi i faqes apo nga mbështetja në informacionin e publikuar në të. Çdo veprim që ndërmerrni bazuar në përmbajtjen e kësaj faqeje bëhet me përgjegjësinë tuaj.
Ndryshime në përmbajtje
E rè studio rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose heqë çdo pjesë të përmbajtjes së faqes në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Terms & Conditions
Pronësi intelektuale dhe markë tregtare
E RÈ STUDIO është pronar dhe përdorues i autorizuar i të gjithë pronësisë intelektuale, por pa u kufizuar në, markat tregtare, logot, emrat dhe dizajnet, qoftë të regjistruara ose jo, dhe çdo shenjë tjetër që zotërohet ose licensohet nga E RÈ STUDIO.
Përdorimi ose keqpërdorimi i pronës intelektuale të E RÈ STUDIO është i ndaluar pa lejen paraprake me shkrim të E RÈ STUDIO. Asgjë që përmban kjo faqe nuk duhet të interpretohet si dhënie e ndonjë të drejte ose licence për ndonjë pronë intelektuale të lidhur me këtë faqe.
Rikthimet apo Ndërrimet
1- Në rast të ankesave të paraqitura brenda 3 muajve nga përfundimi i porosisë, ne e marrim produktin për ripunim (tarifa prej 500 All për transportin aplikohet për të gjitha rikthimet). Megjithatë, nëse klienti mbetet i pakënaqur, atëherë, sipas kushteve të arsyeshme, ne i rimbursojmë paratë! Nëse ne kemi arsye të arsyeshme për të mbrojtur punën/cilësinë tonë, ose nëse porosia ka kaluar më shumë se 3 muaj, ne kemi të drejtën të refuzojmë kërkesën për rimbursim në mënyrë të sjellshme.
Politika e transportit
Ne synojmë të dorëzojmë produktin tuaj në gjendjen më të mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në varësi të vendndodhjes dhe kërkesës për shërbim, produkti juaj do të dorëzohet brenda 2–3 javëve pune. Tarifa e transportit nuk përfshihet në koston e shërbimit përvec rasteve të permendura në terms. Ne ofrojmë edhe transport ndërkombëtar. Për pyetje të mëtejshme në lidhje me politikat tona të transportit, shkruani në infoerestudio@gmail.com