Pasi të rezervoni një takim përmes seksionit të rezervimeve në faqen tonë të web-it, ne do t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt për të konfirmuar çdo detaj. Për ta bërë procesin sa më të lehtë dhe të sigurt, ofrojmë shërbimin e marrjes dhe dorëzimit të artikullit tuaj.
Ne mund të restaurojmë shumicën e llojeve të çantave, përfshirë ato prej lëkure, kamoshi dhe tekstili. Nëse artikulli juaj ka detaje të veçanta ose keni paqartësi, mund të na kontaktoni për një vlerësim më të personalizuar.
Pasi çanta juaj të merret nga ekipi ynë, ajo do të kontrollohet me kujdes për të përcaktuar restaurimin ose riparimet e nevojshme. Më pas, ne do t’ju informojmë për shërbimet që rekomandohen, si edhe për koston përkatëse.
Pagesa mund të kryhet në dorë në momentin e dorëzimit. Gjithashtu, sipas preferencës suaj, pranojmë edhe pagesa me transfertë bankare.
Kohëzgjatja varet nga lloji i restaurimit që kërkohet, por zakonisht procesi zgjat nga 7 deri në 14 ditë.
Çmimi përcaktohet në varësi të shërbimit që nevojitet, llojit të lëkurës dhe gjendjes së përgjithshme të çantës. Çantat e markave luksoze dhe materialet më delikate ose ekzotike mund të kenë një kosto më të lartë për shkak të kujdesit dhe trajtimit të specializuar që kërkojnë. Pas vlerësimit të artikullit tuaj, ne ju dërgojmë gjithmonë një ofertë të detajuar dhe të personalizuar.
Terms & Conditions
Përdorimi i faqes
Duke përdorur website-in e E rè studio, ju pranoni që e bëni këtë me përgjegjësinë tuaj personale. Informacioni i publikuar në këtë faqe ofrohet vetëm për qëllime informuese. Ne bëjmë përpjekje që përmbajtja të jetë e saktë dhe e përditësuar, por nuk garantojmë saktësinë, plotësinë apo përditësimin e vazhdueshëm të saj.
Përgjegjësia
E rè studio nuk mban përgjegjësi për asnjë dëm, humbje apo problem që mund të lindë nga përdorimi i faqes apo nga mbështetja në informacionin e publikuar në të. Çdo veprim që ndërmerrni bazuar në përmbajtjen e kësaj faqeje bëhet me përgjegjësinë tuaj.
Ndryshime në përmbajtje
E rè studio rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose heqë çdo pjesë të përmbajtjes së faqes në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Terms & Conditions
Pronësi intelektuale dhe markë tregtare
E RÈ STUDIO është pronar dhe përdorues i autorizuar i të gjithë pronësisë intelektuale, por pa u kufizuar në, markat tregtare, logot, emrat dhe dizajnet, qoftë të regjistruara ose jo, dhe çdo shenjë tjetër që zotërohet ose licensohet nga E RÈ STUDIO.
Përdorimi ose keqpërdorimi i pronës intelektuale të E RÈ STUDIO është i ndaluar pa lejen paraprake me shkrim të E RÈ STUDIO. Asgjë që përmban kjo faqe nuk duhet të interpretohet si dhënie e ndonjë të drejte ose licence për ndonjë pronë intelektuale të lidhur me këtë faqe.
Rikthimet apo Ndërrimet
1- Në rast të ankesave të paraqitura brenda 3 muajve nga përfundimi i porosisë, ne e marrim produktin për ripunim (tarifa prej 500 All për transportin aplikohet për të gjitha rikthimet). Megjithatë, nëse klienti mbetet i pakënaqur, atëherë, sipas kushteve të arsyeshme, ne i rimbursojmë paratë! Nëse ne kemi arsye të arsyeshme për të mbrojtur punën/cilësinë tonë, ose nëse porosia ka kaluar më shumë se 3 muaj, ne kemi të drejtën të refuzojmë kërkesën për rimbursim në mënyrë të sjellshme.
Politika e transportit
Ne synojmë të dorëzojmë produktin tuaj në gjendjen më të mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në varësi të vendndodhjes dhe kërkesës për shërbim, produkti juaj do të dorëzohet brenda 2–3 javëve pune. Tarifa e transportit nuk përfshihet në koston e shërbimit përvec rasteve të permendura në terms. Ne ofrojmë edhe transport ndërkombëtar. Për pyetje të mëtejshme në lidhje me politikat tona të transportit, shkruani në infoerestudio@gmail.com